Di Maria: Ne dhamë jetën pas fanellës së PSG-së, futbolli na lejon të hakmerremi

Futboll

Di Maria: Ne dhamë jetën pas fanellës së PSG-së, futbolli na lejon të hakmerremi

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 16:10
Angel Di Maria

PSG nuk arriti dot të fitonte Championsin pasi u mund në finale nga Bayern Munich 1-0. Në fund të ndeshjes të gjithë lojtarët e klubit francez shpërthyen në lot pasi nuk i kishin shkuar kurrë më parë kaq afër kompeticionit më të vlefshëm për klube.

Pas finales së humbur Angel Di Maria ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Ne luftuam deri në sekondën e fundit. Ne dhamë jetën pas kësaj fanelle. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta mbajmë atë në maksimumin e mundësisë. Sot ne nuk ishim në gjendje të kapërcejmë një vit të jashtëzakonshëm, por futbolli na lejon të hakmerremi, dhe e di që një ditë ky klub do ta bëjë në Champions.

Faleminderit për ultrasit që na mbështeten pa kushte. Ne do vazhdojmë të luftojmë si gjithmonë. Përpara Paris”, shkruan Di Maria në “Instagram”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat