“Mbeten të shtangur”, të gjithë sytë nga kombëtarja, ja befasia që iu bë Crvena Zvezdës në “Air Albania”

Futboll

“Mbeten të shtangur”, të gjithë sytë nga kombëtarja, ja befasia që iu bë Crvena Zvezdës në “Air Albania”

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 23:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ekipi i Crvena Zvezdës ka mbërritur për herë të parë në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra nga Beogradi ka zhvilluar sot seancën stërvitore pas konferencës për shtyp që trajneri Dejan Stankoviç dha më parë.

Lojtarëve u janë bërë kontrollet e nevojshme në hyrje të stadiumit për të vijuar më pas rrugën në brendësi të tij.

Në korridoret e “Air Albania” ishin fotot e Kombëtares Shqiptare ato që shoqëronin futbollistët serb, të cilët nga kurioziteti po i shihnin gjatë ecjes. Më pas skuadra ka kontrolluar fushën e stadiumit, e cila duket në gjendje optimale për një ndeshje futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat