“Mos e gjykoni për Championsin, Ronaldo ka qenë i suksesshëm te Juve”

Futboll

“Mos e gjykoni për Championsin, Ronaldo ka qenë i suksesshëm te Juve”

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 00:49
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ia ka dëshmuar të gjithëve të kundërtën me kalimin te Juventusi, pavarësisht se ka dështuar në Evropë, thotë Nuno Gomes.

Ronaldo la Real Madridin në vitin 2018 duke kaluar në Itali te ‘Zonjë e Vjetër’.

Për dy sezone me radhë, ai nuk mundi ta ndihmojë Juven për të thyer akullin në Ligën e Kampionëve, por triumfoi në Serie A dhe për Gomes, duke parë moshën që ka – është duke pasus sukses te Juve.

Ronaldo ka shënuar 65 gola në dy sezonet e para te Juve.

Kur u pyet nëse beson se Ronaldo ka pasur sukses që kur la Realin për Juven, Gomes u përgjigj: “Do të thosha po, sepse e ka fituar titullin në Itali dy herë, Sido që të jetë, kjo nuk është e mjaftueshme për Juventusin, nuk është e mjaftueshme triumfi në Serie A”.

“Për të, personalisht, pas ndryshimit të madh, disa që prisnin se nuk do të bëjë mirë pas largimit në Real Madrid, ai e tregoi të kundërtën, me rekorde dhe statistika, ka qenë shumë i mirë në këto dy sezone. Ai shënon shumë, luan gjitha ndeshjes përkundër moshës dhe bën paraqitje në nivele të larta, ai është më i miri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat