Milani gati të befasojë Interin

Futboll

Milani gati të befasojë Interin

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 12:02
Milani gati të befasojë Interin

Sandro Tonali konsiderohet si një nga futbollistët italianë më të talentuar dhe prej kohësh në gjurmët e tij është vënë Interi, me zikaltrit që kishin arritur marrëveshjen si me futbollistin, ashtu edhe me klubin e Brescias, që disponon kartonin.

Megjithatë Marotta dhe Ausilio kanë lënë pezull formalizimin e transferimit, pasi duan të mbyllin fillimisht operacione të tjera dhe nga kjo situatë është gati të përfitojë Milani, që ka “zbritur në fushë” me Paolo Maldinin dhe ka avancuar negociatat.

Sipas mediave italiane, ish kapiteni legjendar i kuqezinjve është takuar personalisht me Tonalin dhe ka arritur ta bindë këtë të fundit për transferimin te Milani, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha një projekt interesant teknik.

Në të njëjtën kohë Milani ka gati 10 milionë euro për huazimin e futbollistit me detyrim blerjeje një vit më vonë kundrejt një shifre tjetër prej 28 milionë eurosh, ndërsa palët janë shumë pranë konkretizimit të marrëveshjes.

Gjithsesi Interi vijon të ketë në dorë futbollistin, pasi i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit, megjithatë Tonali e Cellino nuk kanë ndërmend të presin gjatë zikaltrit, ndaj shumë shpejt pritet të vendoset përfundimisht e ardhmja e mesfushorit 20-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat