Futbollisti dënohet me 1200 dollarë për puthjen...

Futboll

Futbollisti dënohet me 1200 dollarë për puthjen...

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 15:28
Futbollisti dënohet me 1200 dollarë për puthjen...

Futbollisti argjentinas, Sergio Lopez, i ekipit nga Ekuadori, Aucas është dënuar me 1200 dollarë pas ndeshjes me Macara të premten e kaluar.

Shoqata e Futbollit e Ekuadorit e ka dënuar atë pasi që e puthi topin duke i shkelur në këtë mënyrë rregullat në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kampionati ekuadorian u pezullua për pesë muaj për shkak të pandemisë dhe që nga ajo kohë, pesë futbollistë janë dënuar për thyerjen e rregullave.

Ekuadori deri më tani ka pasur rreth 6,600 vdekje nga virusi korona, i cili ka infektuar 114,000 njerëz në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat