Ja çfarë ndodh me shpërblimin e UEFA-s

Futboll

Ja çfarë ndodh me shpërblimin e UEFA-s

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:27
Ja çfarë ndodh me shpërblimin e UEFA-s

Një lajm i shkëlqyer për Tiranën dje ishte shortimi si një prej dy ekipeve që do të kualifikohen në fazën “play off” të Europa Ligës, pa e luajtur turin e tretë kualifikues.

Në pamje të parë, mendohej se bardheblutë do të përfitonin me kaq fat edhe 280 mijë euro që ofron turi i tretë dhe si shtesë do të merret edhe fondi i fazën “play off”.

Mirëpo, jo! Nuk do të ndodhë kështu. UEFA ka saktësuar se të dyja klubet që nuk do të luajnë në turin e tretë të Ligës së Europës, nuk do t’i përfitojnë 280 mijë eurot.

Kësisoj, nga çfarë ka marrë deri tani si shpërblime Tirana, do të marrë edhe 300 mijë euro për fazën “play off”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat