Gabriel Magalhães në Arsenal

Futboll

Gabriel Magalhães në Arsenal

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:53
Gabriel Magalhães

Arsenali s’ka të ndalur. Topçinjtë kanë zyrtarizuar një tjetër prurje këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi brazilian i Lille, Gabriel Magalhães, nga sot është lojtar i londinezëve.

Këtë e ka zyrtarizuar vetë klubi nga “Emirates” përmes faqes zyrtare. Ish-anëtari i Dinamo Zagrebit do të fillojë një tjetër aventurë në karrierën e tij, tani nën urdhrat e Mikel Artetas.

Me këtë transferim, Arsenali përforcon mbrojtjen para fillimit të sezonit, aty ku pritet të synojë garat evropiane, nëse jo diçka më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat