Ja pse futbollistët futen në kazanët e plehrave tek skuadra e njohur, arsyeja të çmend

Futboll

Ja pse futbollistët futen në kazanët e plehrave tek skuadra e njohur, arsyeja të çmend

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 22:23
Ja pse futbollistët futen në kazanët e plehrave tek skuadra e njohur, arsyeja të çmend

Një foto epike e futbollistëve të Napolit, teksa ishin futur në kazanët që përdoren për plehra, të mbushur me akull, bëri xhiron e faqeve satirike italiane.

Ka qenë “Chimarsi Bomber” që e ka shpërndarë e para, ndërkohë që më pas ka ardhur reagimi i klubit, i cili ka sqaruar situatën.

“Pyetja: pse përdorni kazanët? Sepse kanë hapësirë dhe janë të lartë dhe lojtarët janë të zhytur mbi mesin. Ndër të tjera kazanët përputhen me  protokollin e Covid që çdo lojtarë të zhytet vetëm”, shkruan klubi italian në “Twitter”.

Futbollistët Kulibali, Luprto, ishin futur në këta kazanë për të bërë atë që quhet krioterapi (trajtimi me temperatura të ulëta që ndihmon për dhimbjen e muskujve), që zakonisht bëhet në vaska shumë të kushtueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat