Pesë arsyet që e detyruan Messin...

Futboll

Pesë arsyet që e detyruan Messin...

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 12:47
Pesë arsyet që e detyruan Messin...

Nga “burofax”-i te vendimi për të bërë prapakthehu. Çështja “Messi” duket se po merr zgjidhjen përfundimtare. “Pleshti” po shkon drejt vendimit përfundimar për të qëndruar dhe një vit te Barcelona, për t’u larguar më pas me parametër zero. Ka disa arsye për këtë ndryshim të papritur të 6 herë fituesit të “Topit të Artë”, shkruan supersport.

Barcelona, e palëkundur

Siç raporton Marca, jofleksibiliteti i Barcelonës është arsyeja e parë që Messi bëri prapakthehu. Nëse pozicioni i Leos ishte i ashpër në fillim, më pas u zbut, pasi klubi ishte i vendosur për të mos e lënë të lirë. Dueli i kokëfortësisë u fitua nga klubi.

Shmangia e gjykatave

Nëse Messi do të kishte qëndruar i ngurtë, me siguri do të kishte çuar në një konfrontim ligjor në gjykatë, gjë që absolutisht një simbol i Barcelonës nuk do ta dëshironte kurrë. Messi synonte largimin me konsensus, jo me forcë.

Nuk mund të hidhet poshtë historia

Arsyeja e tretë është e lidhur me të dytën. Messi nuk kishte dëshirë t’i shkonte deri në fund qëndrimit të tij për t’u larguar falas, duke marrë në konsideratë situatën e krijuar. Iu desh të tërhiqej për shkak të respektit mbi të gjitha për historinë që ka shkruar te Barcelona dhe ​tifozët. Ai absolutisht nuk donte të ndahej keq me klubin dhe tifozët që e kanë idhull. Në këtë rast, ka fituar gjykimi i ftohtë.

PSG dhe City, të frikësuar

PSG dhe Manchester City, të cilët dëshironin Messin dhe që po përpiqeshin ta bindnin duke i ofruar miliona, e kuptuan që mund të rrezikonin shumë stabilitetin e tyre. Askush nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lirimit prej 700 milionë eurosh as të përfshihet në një kaos burokratik, që mund të ketë pasoja në të ardhmen. Në fakt, Messi nuk kishte më zgjidhje alternative veç qëndrimit te Barça.

Rinovimi i kontratës me një klauzolë të re

Arsyeja e fundit është oferta e Barcelonës: rinovimi i kontratës deri në 2022 me shtimin e një klauzole lirimi sipas së cilës, nëse dëshiron, argjentinasi do të jetë në gjendje të largohet nga “blaugrana” falas në qershor të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat