Gazeta e famshme zvicerane me nota interesante për Granit Xhakën dhe Albian Ajetin

Futboll

Gazeta e famshme zvicerane me nota interesante për Granit Xhakën dhe Albian Ajetin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:15
Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës ka bërë lojë të mirë në Lviv por nuk ia doli që të kthehet me një pikë në hapje të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. 

Futbollistët ukrainas shënuan fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Zvicrës, në takimin e vlefshme të grupit 4 të Divizionit A.
Mesfushori Granit Xhaka, kapiten i Kombëtares së Zvicrës dhe sulmuesi Albian Ajeti, bënë paraqitje të mirë. 

Xhaka ka luajtur titullar dhe asistoi në golin e Seferoviqit në minutën e 41-të, ndërsa Ajeti u inkuadrua në lojë nga minuta e 73-të. 

Image

Albian Ajeti

Gazeta e famshme zvicerane  “Blick” ka vlerësuar me nota shumë të mira shqiptarët. 

Xhaka e ka vlerësuar ndër më të mirët, me notë 5 dhe Ajetin me 4. Nota maksimale është 6 dhe më e dobëta 1.
Ja notat e lojtarëve sipas “Blick”: Yann Sommer 3, Ricardo Rodriguez 4, Manuel Akanj 4, Nico Elvedi 5, Steven Zuber 3, Kevin Mbabu 3, Granit Xhaka 5, Djibril Sow 4, Ruben Vargas 3, Breel Embolo 4, Haris Seferoviq 4, Renato Steffen 5, Albian Ajeti 4, Michel Asbicher pa notë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat