Maqedonia me disa shqiptarë kërkon fitore kundër Armenisë

Futboll

Maqedonia me disa shqiptarë kërkon fitore kundër Armenisë

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 11:33
Maqedonia me disa shqiptarë kërkon fitore kundër Armenisë

Maqedonia me disa shqiptarë kërkon fitore kundër Armenisë.

Në press konferencën zyrtare në kuadër të ndeshjes së nesërme në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Armenisë, seleksionuesi i përfaqësueses tonë më të mirë, Igor Angellovski dhe reprezentuesi, Stefan Ristovski shprehën optimizim për fillimin e ri të garës dhe gatishmëri për të regjistruar fitore ndaj kundërshtarit të vështirë.

“Kisha mundësinë të shoh formën e futbollistyëve të mi dhe tashmë e di se si mund të duket ekipi i cili do të sjell rezultatet e dëshiruara. Jam munduar të analizojë sistemin në të cilën punon seleksionuesi i Armenisë. Ata kanë futbollist të ri dhe gjithashtu seleksionues të ri. Mendoj se ne kemi kualitet dhe do të jemi skuadra që do të pyetet në fushë. Dua të dominojmë dhe të kontrollojmë lojën. Nesër nuk do të luaj Triçkovski.

Shpresojë që për ndeshjen me Gjeorgjinë do të jetë i gatshëm. Shkojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur objektivin dhe të kualifikohemi në Kampionatin Europian”, deklaroi Angellovski.

“Orari është shumë i ngushtë, por nuk kemi shumë arsye për të kërkuar alibi. Na pret një cikël i ri në Ligën e Kombeve i cili do të zhvillohet në kushte të veçanta për shkak koronavirusit. Të gjithë e kujtojmë humbjen e fundit në Jerevan dhe ajo është motivi jonë që të luajmë më mirë në këtë ndeshje në fushën tonë. Mungesa e publikut do të jetë problem, por deri tani jemi mësuar të luajmë në kushtet e reja”, deklaroi Stefan Ristovski.

Ndeshja Maqedoni – Armeni do të luhet sot në arenën “Todor Proeski” nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat