Milani nuk ndalet

Futboll

Milani nuk ndalet

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 19:02
Milani nuk ndalet

Milan-i nuk ka ndërmend të ndalet.

Pasi ka konfirmuar Zlatan Ibrahimovic dhe ka siguruar Brahim Diaz, Djallit mund të realizojë një tjetër goditje tani.

Përsëri nga Real Madrid…

Përforcimi për sulmin e Milan-it mund të vijë edhe këtë herë nga Spanja dhe më saktësisht nga Real Madrid.

Kuqezinjtë kërkojnë një zëvendës të Ibrahimovic dhe, sipas Tuttosport, ëndrra e ndaluar quhet Luka Jovic.

Futbollisti, i cili vjen nga një sezon zhgënjyes, mund të ketë dëshirë për revansh dhe nëse nuk do të ketë hapësira për të te skuadra e Zidane, Milan është gati të përfitojë nga rasti.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mirë dhe nuk përjashtohet mundësia e hapjes së negociatave për një operacion që, gjithsesi, do të mbetej i vështirë për t’u mbyllur me sukses për shkak të formulës së transferimit dhe shifrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat