Gjigantët e Premierligës pas Griezmann

Futboll

Gjigantët e Premierligës pas Griezmann

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 08:30
Griezmann

Tri skuadra të Premierligës kanë treguar interesim për Antoine Griezmann.

Ylli francez i Barcelonës, Griezmann, duket se pëlqehet shumë në Premierligë.

Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Liverpool, Manchester United dhe Arsenal janë pas francezit.

Këto tri skuadra nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të madhe në këtë merkato, duke mbetur në hije nga Chelsea.

United e shohin Griezmann si alternativë për Jadon Sancho, kurse Arsenal dhe Liverpool e duan si përforcim për sulmin.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ofertat që mund të shkojnë drejt zyrave të Barcelonës, për Antoine Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat