Kampionati italian pa tifozë deri në fund të shtatorit

Futboll

Kampionati italian pa tifozë deri në fund të shtatorit

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 16:04
Kampionati italian pa tifozë deri në fund të shtatorit

Ishte folur shumë për rihapjen e dyerve të stadiumeve në disa prej impianteve në Itali, veçanërisht në atë të Juventusit, pasi bardhezinjtë kishin marrë edhe miratimin e drejtuesit të rajonit të Piemontes, por Komiteti Shkencor në Itali nuk e ka ndezur ende dritën jeshile.

Në protokollin e publikuar sot dhe që do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme, ky komitet sanksionon zhvillimin e ndeshjeve pa praninë e spektatorëve të paktën deri më 30 shtator.

Në arsyetim, Komiteti Shkencor shprehet se për momentin duhet të mbahet nën kontroll situata, duke qenë se po rihapen shkollat e universitetet, ndërsa nga muaji i ardhshëm do të diskutohet sërish për rihapjen e stadiumeve për tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat