Challandes: Jemi të bindur se do të jemi të gatshëm për ndeshjen kundër Maqedonisë

Futboll

Challandes: Jemi të bindur se do të jemi të gatshëm për ndeshjen kundër Maqedonisë

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 07:49
Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në një konferencë për media pas ndeshjes së sotme të zhvilluar kundër Greqisë, e ku kombëtarja jonë humbi me rezultat 1-2.

Në këtë konferencë Challandes tha se golat e shënuara nga Greqia erdhën pas gabimeve të bëra nga kombëtarja jonë.

“Unë jam i zhgënjyer, golat nuk kanë ardhë nga ndonjë aksion i mirë i Greqisë por më shumë nga gabimet tona. Duhet të kemi parasysh mungesën e disa lojtarëve. Shpresojmë se në tetor nuk do të përballemi me probleme të tilla”, tha Challandes.

Challandes ka folur edhe për Bernard Berishën dhe mënyrën e festimit të tij duke thënë se nuk mund ta pranojë këtë gjë si trajner.

“Nuk ishte sjellja e duhur dhe unë si trajner nuk mund ta falë një gjë të tillë. Kam bërë të qartë se nuk tolerojë sjellje të tilla” u deklarua trajneri.

Trajneri ka folur edhe për ndeshjen mjaft të rëndësishme që pritet ta zhvillojnë me 8 tetor kundër Maqedonisë së Veriut, ku ka thënë se është i bindur që do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

“Jemi të bindur se do të jemi të gatshëm për ndeshjen kundër Maqedonisë, kemi 5 javë kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat