Amir Rrahmani: Greqia ishte shumë mirë e organizuar, ishim pa përgatitje

Futboll

Amir Rrahmani: Greqia ishte shumë mirë e organizuar, ishim pa përgatitje

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:37
Foto Ilustrim

Amir Rrahmani ka folur me zhgënjim pas humbjes së Përfaqësueses së Kosovës nga Greqia.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 1-2 në shtëpi nga Greqia në kuadër të Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes ka folur mbrojtësi Rrahmani, i cili e ka cilësuar kundërshtarin si ekip më të organizuar, ndërsa shkaktar të humbje e cilëson përgatitjen jo adekuate të lojtarëve të Kosovës.

“Ishte shumë ndeshje e vështirë pasi kundërshtari ka qenë shumë mirë i organizuar, sidomos në repartin mbrojtës dhe na kanë krijuar probleme. Ne dhamë maksimumin”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

“Ndikim patën edhe mungesa e stërvitjeve. Besoj se ende nuk e kemi nivelin e duhur”.

“Nuk ka rëndësi që jemi në Ligën C, problemi është se shumica e lojtarëve, jemi pa përgatitje. Unë për vete kam pas pesë ditë stërvitje dhe kam ardhur këtu”.

“Shumica e lojtarëve nuk janë në nivelin e duhur. Besoj se ky është shkaktari”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat