‘Tifozat Kuq e Zi’ të revoltuar: Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni

Futboll

‘Tifozat Kuq e Zi’ të revoltuar: Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni

Nga: K.G. Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:15
‘Tifozat Kuq e Zi’ të revoltuar: Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni

“Tifozat Kuq e Zi” reagojnë pas humbjes së Kombëtares së Shqipërisë me rezultat 1:0 nga Lituania, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ndeshja ka qenë e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kombeve në Divizionin C në futboll. 

“Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojes, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin.
Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar.

Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve.

E pafalshme!!!
S’ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirë para 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë.

Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit.
Merrni përgjegjësinë, pasi ne nuk harrojmë

Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë!”, reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat