Pjesa tjetër histori legjendare

Futboll

Pjesa tjetër histori legjendare

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 17:07
Pjesa tjetër histori legjendare

Dita e sotme (8 shtator) shënon 15-vjetorin e prezantimit të Sergio Ramosit si lojtar i Real Madridit. I rrethuar nga Florentino Pérez dhe Alfredo Di Stéfano, mbrojtësi i lindur në Andaluzi pozoi për herë të parë me fanellën e bardhë me numrin 4 në shpinë, i njëjti numër të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot si kapiten i ekipit madrilen.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Ramos ka fituar 5 tituj të La Ligas, 4 Champions, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa Europiane, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës.

Ai ka luajtur 650 ndeshje zyrtare me Real Madridin, për të qenë lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e klubit, vetëm pas Raúl (741), Casillas (725) dhe Sanchís (710).

Përveç kësaj, ai ka shënuar 97 gola dhe palmaresi i tij është kompletuar me Kupën e Botës dhe dy Europiane të fituar me Spanjën. Ai është futbollisti me më shumë ndeshje me përfaqësuesen iberike, plot 172.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat