Lista e shteteve të 101 golave të Ronaldos, mungon Shqipëria

Futboll

Lista e shteteve të 101 golave të Ronaldos, mungon Shqipëria

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 09:02
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka arritur kuotën e 101 golave me Portugalinë.

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë evropian me 100 gola të realizuar në ndeshje ndërkombëtare.

Sulmuesi i Portugalisë arriti kuotën e 101 golave me Kombëtaren e tij duke shënuar dy herë në fitoren 2:0 ndaj Suedisë në Ligën e Kombeve.

Në listën e gjatë të shteteve të cilave u ka shënuar 101 gola, Ronaldo ka si “viktimë” të preferuar Lituaninë dhe Suedinë të cilave u ka shënuar nga plot 7 gola.

Mirëpo, në listë mungon Shqipëria. CR7 ka luajtur plot katër herë kundër kuqezinjve, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur rrjetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat