Statistika që tregon se Van Dijk nuk është mbrojtësi më i mirë në botë

Futboll

Statistika që tregon se Van Dijk nuk është mbrojtësi më i mirë në botë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 16:38
Statistika që tregon se Van Dijk nuk është mbrojtësi më i mirë në botë

Në një statistikë që Van Dijk nuk dëshiron ta dëgjon. Asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë gabime që kanë rezultuar me gol në Premierligë që nga fillimi i sezonit 2018/19 sesa mbrojtësi holandez me Liverpoolin.

Van Dijk konsiderohet gjerësisht se ka qenë mbrojtësi më i mirë për dy sezonet e fundit, por ka bërë disa gabime trashanike.

Gabimi i tij në ndeshjen ndaj Leeds, që çoi në golin e Patrick Bamford, ishte gabimi i tretë në dy sezonet e fundit për të – më së shumti nga një mbrojtës në Premierligë.

Ndërsa ai ka qenë tepër i qëndrueshëm dhe i suksesshëm që kur u transferua në ‘Anfield’ nga Southampton për 75 milionë funte, një tarifë rekorde për një mbrojtës në atë kohë, ai ndjek gabimet kundër Fulham dhe Arsenal.

Fakti që ish-lojtari i Celtic Van Dijk është në shoqërinë e David Luiz dhe Danny Rose kur bëhet fjalë për gabime që çojnë në gola nga ‘gjashtë klubet e mëdha’ është veçanërisht shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat