Reali “zhduk” Bale, uellsiani shpik një skenar tjetër

Futboll

Reali “zhduk” Bale, uellsiani shpik një skenar tjetër

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 22:27
Gareth Bale

Gareth Bale mund të jetë një ndër futbollistët më të çuditshëm në planet. Ai po shpik çdo skenar që të mos stërvitet me Real Madridin. 31-vjeçari u rikthye pas ndeshjeve me Uellsin dhe nuk po stërvitet me grupin, pas minutave të marra me kombëtaren e tij.

Sulmuesi u tha stafit mjekësor se ka një problem në gju, por që nuk identifikohet nga analizat mjekësore. Praktikisht, futbollisti po shpik për një problem dhe pret që të largohet nga “Los Blancos” për t’iu bashkuar Manchester United.

Reali nga krahu tjetër i ka vendosur një kryq të madhe futbollistit, pasi ka hequr fotot e tij nga sajti zyrtar i klubit. Fanella e uellsianit nuk shitet më në dyqanet zyrtare dhe zërat e një largimi janë shtuar më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat