Mesfushori i Arsenalit pranë kalimit në Serie A

Futboll

Mesfushori i Arsenalit pranë kalimit në Serie A

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:21
Lucas Torreira

Mesfushori nga Uruguaji, Lucas Torreira mund të largohet nga Arsenali shumë më herët se sa ishte pritur, raporton “Sky Sport Italia”.

Skuadra nga Serie A, Torino ka shprehur interesim për ish-mesfushorin e Sampdorias dhe ka kërkuar huazimin e tij.

Torreira 24 vjeçar, iu bashkua “Gunnersave” në qershorin e vitit 2018 për 26 milionë funte, por nuk ka arritur të tregohet efikas nën urdhrat e trajnerit Mikel Arteta.

Ai u përball me disa lëndime, çka bënë që të mos e rikthente formën optimale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat