Krunic drejt largimit nga Milani! Nga Kroacia: “Djalli” ka zgjedhur pasuesin

Futboll

Krunic drejt largimit nga Milani! Nga Kroacia: “Djalli” ka zgjedhur pasuesin

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 16:00
Rade Krunic

Sipas asaj që raportohet nga “Sportska Centrala” Milani është afër një goditjeje tjetër në mesfushë.

Nëse Rade Krunic largohet – lojtari vlerësohet 8 milion euro nga kuqezinjtë dhe pritet oferta zyrtare nga Freiburg ose Torino – Maldini do të synonte me forcë Toma Basic! Mesfushori i lindur në 1996 luan për Bordeaux dhe është rritur dhe ka shpërthyer te Hajduk Split.

Kërkesa e francezëve për kroatin është rreth 10 milion euro.

Basic do të ishte një goditje me kosto të ulët për kuqezinjtë dhe mund të jetë edhe i këshilluar nga Boban, me të cilin Maldini vazhdon të jetë në kontakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat