Nuk u tremb askush

Futboll

Nuk u tremb askush

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:53
Chiellini

Kapiteni i Juventusit, Xhorxho Kielini, është prezantuar dje në mikrofonat e rrjetit “Sky Sport” për të treguar ndjesitë mbi fillimin e sezonit të ri, por në të njëjtën kohë nuk ka dashur që të prononcohet mbi një mbërritje të mundshme të Luis Suarezit në Torino:

“Kemi nisur prej pak kohësh punën me Pirlon, me sezonin e ri që pritet të jetë disi i çuditshëm dhe i vështirë, edhe për faktin se sivjet kemi kaluar një verë të çmendur. Si çdo vit do ta nisim me objektivin për të fituar, pasi jemi optimistë dhe kemi shumë për të shprehur në fushën e lojës.

Pastaj, se çfarë do të arrijmë që të korrim në fund, këtë do të na e tregojë fusha. Gjithsesi, ne jemi Juventusi dhe nuk kemi pse stepemi përballë asgjëje dhe përballë askujt, përkundrazi…

Rikthimi në fushë? Dëmtimi ishte i rëndë dhe pritja ishte shumë e vështirë për mua, por tashmë kam rigjetur formën dhe ritmin dhe jam gati që të ndihmoj Juven në fushë. Ka ardhur koha që të heq nga trupi ndryshkun që më la dëmtimi dhe jam optimist, – shpjegon Kielini, i cili në fund, mbi mbërritjen ose jo të Suarezit thekson: – Nuk dua të bëj asnjë koment për Luisin. Më duket se për çështjen e sulmuesit u shpreh shumë qartë trajneri Pirlo, ndaj nuk kam asgjë për të shtuar”, përfundoi 36-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat