Tirana fiton në fund

Futboll

Tirana fiton në fund

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 19:59
Tirana fiton në fund

Klasikja e Shqipërisë është rikthyer sot në fushë, por këtë herë jo si një ndeshje e Kategorisë Superiore, por si një miqësore.

Në këtë tesitm për lojtarët përpara fillimit të sezonit të ri ka dalë fituese Tirana, që ka mposhtur me shifrat 2:1 Vllazninë. Shkodranët kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të përkthyer në gol nga ish-lojtari bardheblu, Dunga, i cili tundi rrjetën në minutën e 16.

Por pak para përfundimit të pjesës së parë është Isufi ai që gabon në mbojtje duke e dërguar topin në rrejtën e tij. Tirana gjen kështu barazimin, që zjgat deri në minutën e 85-të.

Sërish një gabim në prapavijë i kuqebluve vulos fatin e takimit, teksa kryeqytetasit shfrytëzojnë më së miri gjithçka për të përmbysur shifrat. Një fitore në minuatat e fundit kjo për Tiranën që vjen falë sulmuesit që kishte 2 vite pa shënuar gol, Albion Avdijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat