Katastrofë për Liridon Lecin, këput ligamentet gjatë stërvitjeve

Futboll

Katastrofë për Liridon Lecin, këput ligamentet gjatë stërvitjeve

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 21:01
Liridon Leci

Goditje e rëndë ka ardhur për Llapin në prag të fillimit të kampionatit.

Top-transferimi i verës, Liridon Leci, ka pësuar lëndim të rëndë para fillimit të kampionatit.

Media mëson që ai ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci u dëmtua në miqësoren e Llapit me Skënderbeun në Shqipëri.

Lojtari ka bërë rezonancën, ku u kuptua që ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Leci ka filluar menjëherë fazën rehabilituese.

Ai u transferua te llapjanët pas aventurës te Drita ku për tri vjet fitoi dy tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat