Vedat Muriqi rikthehet përsëri në Turqi, kjo është arsyeja

Futboll

Vedat Muriqi rikthehet përsëri në Turqi, kjo është arsyeja

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 00:28
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të rikthehet edhe njëherë tjetër në Turqi, teksa aventurën te Lazio do e fillojë të premtën.

Sot (15 shtator), klubi i Lazios e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kosovës. Reprezentuesi i Kosovës më 13 shtator udhëtoi drejt Romës, teksa dje kreu testet mjekësore dhe sot edhe zyrtarisht është prezantuar nga Lazio.

Sulmuesi shtatlartë ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro në vit.

Megjithatë, sulmuesi prizrenas do rikthehet edhe njëherë tjetër në Turqi për t’u pajisur me vizë italiane dhe aventurën te Lazio do e fillojë të premtën, ka shkruar gazetari italian, Nico Schira.

Ndryshe, kalimi i Vedat Muriqit te Lazio vlerësohet si hapi më i madh në karrierën e tij. Përveçse do jetë pjesë e një prej ligave më të forta në botë, 26 vjeçari gjithashtu do luajë edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat