Kthehet te Fiorentina

Futboll

Kthehet te Fiorentina

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:27
Kthehet te Fiorentina

Pas 3 sezonesh te Interi, ku luajti 100 ndeshje dhe shënoi 5 gola në të gjithë kompeticionet, mesfushori spanjoll Borja Valero vendosi të rikthehet te Fiorentina dhe nënshkroi një kontratë një vjeçare me klubin vjollcë.

Futbollisti 35-vjeçar ishte lojtar i lirë pasi i kishte përfunduar kontrata me zikaltrit dhe vendosi t’i bashkohet skuadrës vjollcë, ndonëse kishte oferta të shumta si në Itali ashtu edhe në Spanjë, ndërsa këtë sezon do të mbajë mbi shpinë fanellën me numër 6.

Te Fiorentina Borja Valero ka kaluar periudhën më të bukur të karrierës së tij, pasi ka luajtur nga vera e 2012-ës deri në atë të 2017-ës dhe numëron në total 211 ndeshje, 17 gola dhe 45 asiste, ndërsa tifozët e quajnë edhe "Kryebashkiaku i Firences".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat