Renova, gati për një befasi tjetër

Futboll

Renova, gati për një befasi tjetër

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:24
Renova gati për një befasi tjetër

Futbollistët e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, janë gati për një tjetër befasi në kualifikimet e Europa League.

Në raundin e 2-të sot, Renova sot do të ndeshet me Hajdukun nga Spliti, në fushën e kompleksit “Shtëpia e Futbollit” në Shkup.

“Nëse skuadra armene Alashkert u eliminuan në mes të Jerevanit, atëherë pse të mos eliminohet edhe Hajduku në Shkup, është mendimi i çdo individi në radhët e Renovës përpara përballjes së sotme”, shkruan meidia maqedone “Ekipa.mk”.

 "Hajduku është favorit. Avantazhi ynë është se ne jemi një ekip i disiplinuar dhe me një lojë të mirë do të përpiqemi të befasojmë favoritin e madh", ka thënë trajneri Bujar Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat