Mediumi maqedonas 'shpërthen' pas humbjes nga kampioni i Kosovës

Futboll

Mediumi maqedonas 'shpërthen' pas humbjes nga kampioni i Kosovës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:16
Mediumi maqedonas 'shpërthen' pas humbjes nga kampioni i Kosovës

Drita e Gjilanit është kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka regjistruar sukses historik sonte.

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, Drita është bërë skuadra e parë që arrinë në këtë fazë, pas fitores së sontme ndaj Sileksit.

Kampionia e Kosovës e ka mposhtur skuadrën nga Maqedonia e Veriut me rezultat të pastër, 0:2.

Pas fitores së sontme, ka nisur edhe reagimi në mediat maqedonase, derisa mediumi "Vecer.mk" shkruan kështu titullin e artikullit kryesor:

"Keq shumë për Sileksin. Ata nuk munden ndaj Dritës nga Kosova".

Në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni.

Kjo ndeshje do të zhvillohet pas një jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat