Presidenti Thaçi për fitoren e Dritës: Hap historik për futbollin e Kosovës

Futboll

Presidenti Thaçi për fitoren e Dritës: Hap historik për futbollin e Kosovës

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:55
Klubi “Drita”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar klubin futbollistik nga Gjilani, “Drita” për fitoren e radhës në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Ai përmes një shkrimi është shprehur se Drita ka treguar lojë të shkëlqyer kundër Sileksit, duke e konsideruar këtë hap historik për futbollin e Kosovës dhe Dritën.

“Kampioni i Kosovës, “Drita”, pas një loje të shkëlqyer kundër “Sileksit” të Maqedonisë së Veriut sonte, kaloi në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Një hap historik për klubin nga Gjilani dhe për futbollin e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat