Eriksson: Nuk më zgjodhi presidenti

Futboll

Eriksson: Nuk më zgjodhi presidenti

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 11:02
Eriksson: Nuk më zgjodhi presidenti

Në vitet 1992-1997, trajneri suedez Sven Goran Eriksson drejtoi skuadrën e Sampdoria në Serinë A. Ai mori drejtimin e skuadrës në një moment delikat, pas humbjes së finales së Champions League, duke zëvendësuar në stol Vujadin Boskov.

Në një intervistë për “The Italian Football Podcast”, ai u shpreh se transferimi i tij nga Benfica, ku ishte trajner, te Sampdoria u vendos nga dy lojtarët e ekipit italian: Gianluca Vialli dhe Roberto Mancini.

“Pas një telefonate, u ftova në Montekarlo nga presidenti i Sampdoria, Paolo Mantovani. U takuam në hotel dhe bashkë me presidentin ishin edhe dy lojtarë: Mancini dhe Vialli. U befasova”, tha Eriksson.

“Zakonisht nuk prezantohen lojtarët kur shkon të negociosh me një klub. Mantovani më tha: Unë nuk kuptoj shumë nga futbolli, por këta dy djemtë më thanë se je trajneri i vetëm me të cilin ata duan të punojnë. Ndaj, më zgjodhën Vialli e Manicni dhe qëndrova te Sampdoria 5 sezone. Për fat të keq, Vialli u largua te Juventusi para se unë të shkoja dhe nuk pata mundësi të punojmë bashkë”, kujton Eriksson.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat