Këtë pasdite, me fillim nga ora 15:30, në stadiumin "Boris Trajkovski" në Shkup, Struga Trim Lum është mysafirë i Rabotniçkit, në kuadër të javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Duket e çuditshme, por Struga është një nga tri ekipet në Maqedoni kundër të cilave Rabotniçki ka rezultate negative, për faktin se sezonin e kaluar Trim Lum fitoi dy herë, dhe Rabotniçki vetëm një herë në ato tri ndeshje të ndërsjella.
Në prag të duelit të sotëm, kapiteni i Rabotniçkit Goran Siljanovski, tha mes të tjera për “Sportmedia”: "Nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi. Struga Trim Lum është një ekip i mirë që duhet respektuar.
Ne e dimë shumë mirë se si Sileksi kaloi fundjavën e kaluar në Strugë.
Pres që Rabotnicki të fitojë, të fitojë tre pikët”. Struga Trim Lum synon rezultat pozitiv pas fitores së javës kaluar me rezultat 2:0 ndaj Sileksit.