Futbollisti përjeton dhimbje të madhe, i vdes djali

Futboll

Futbollisti përjeton dhimbje të madhe, i vdes djali

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:55
Futbollisti përjeton dhimbje të madhe, i vdes djali

Mesfushori Oliver Norburn ka përjetuar ditë më të lumtur dhe më të errët të jetës së tij. Norburn dje është bërë baba për herë të parë por që foshnja e sapo lindur nuk ka arritur të mbijetojë.

Ishte vet Norburn që njoftoi për këtë tragjedi përmes rrjetit të tij social, Twttier. Ai publikoi një fotografi duke e përshkruar se ishte hera e parë dhe fundit që ka mbajtur në duart e tij të birin e sapo lindur.

Anglezi Norburn po ashtu ka mbështetur bashkëshorten e tij, e cila sipas tij është duke treguar forcë të madhe dhe është inspiruese për të.

Në këto momente të vështira Norburn, nuk qenë i vetëm pasi kapiteni i Shefield United, Billy Sharp, i ka shprehur ngushëllime dhe i ka thënë se është i hapur për bisedë.

Nourburn është 27 vjeçar dhe luan për skuadrën angleze Shrewsybury Town.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat