Kaos në Shqipëri!

Futboll

Kaos në Shqipëri!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 16:32
Kaos në Shqipëri!

Kaos në Shqipëri! Futbolli në grevë kundër Qeverisë. 9 Presidentë nga 10 bojkotojnë kampionatin, shkruan gazeta italiane Tutosport.

Një bojkot total, ai që është duke u kryer nga Presidentët e Super Ligës shqiptare, ekuivalentja e Serie A italiane, të cilët kanë vendosur të mos fillojnë kampionatin në shenjë proteste kundër Qeverisë që nuk ka aprovuar një ligj sporti i cili të jetë në gjëndje të kënaqë kërkesat e klubeve dhe mbi të gjitha, të mbajë premtimet e vetë qeverisë të cilat janë shprehur nga Kryeministri në marsin e vitit të shkuar: deri më tani nuk janë luajtur dy javë kampionati.

Gjithçka ka nisur pas arritjes historike të futbollit shqiptar, kualifikimin e parë dhe të vetëm në finalet e EURO 2016. Federata dhe klubet përpiluan një listë me kërkesa për modifikime në ligje me natyrë financiare dhe fiskale. Këto kërkesa i janë dërguar në rrugë zyrtare Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, por nuk kanë marrë kurrë një përgjigje. Ndër kërkesat e tyre kryesore janë miratimi i një ligji sponsorizimi, reduktimi i TVSH-së nga 20 në 6%, fshirja e gjobave nga detyrimet tatimore dhe zgjatja e përjashtimit nga tatim fitimi për lojtarët deri në 10 vite.

Në marsin e vitit 2019, Kryeministri shqiptar Edi Rama, sëbashku me ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, në një tryezë me Federatën dhe drejtuesit e klubeve premtuan që brenda 100 ditëve të gjithë kërkesat do të miratoheshin në Parliament, i cili përbëhet nga një mazhorancë socialiste dhe qeverisëse. Por nga ai moment nuk ka ardhur asnjë përgjigje, deri në pikën që në fillim të muajit gusht 9 nga 10 presidentët e klubeve shqiptare (në fillim mungoi firma e Presidentit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, që firmosi një ditë më vonë) të bojkotojnë fillimin e sezonit të ri.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, që është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur keqardhjen e tij për bojkotin e kampionatit, por ka përsëritur se kërkesat e klubeve janë të drejta dhe janë çuar përpara për të ndihmuar zhvillimin e futbollit. Nuk është një rastësi që UEFA nuk ka ndikuar te Federata e cila, e mbështetur nga opinionin publik shqiptar, pret përgjigjen dhe reflektimin e qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat