Futbollisti rus largohet nga skuadra shqiptare

Futboll

Futbollisti rus largohet nga skuadra shqiptare

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 16:46
Futbollisti rus largohet nga skuadra shqiptare

Futbollisti rus, Dzhamal Dibirgadzhiev pa regjistruar asnjë paraqitje zyrtare ka mbyllë aventurën e qëndrimit në Çair, duke kërkuar largimin nga klubi.

Largimi i futbollistit 24 vjeçar ka ardhur me kërkesë të tij, i cili për shkaqe familjare nuk ka mundur të qëndrojë më gjatë në Shkup.

Dibirgadzhiev me Shkupin arriti marrëveshje tre vjeçare në gusht të këtij viti dhe ishte një nga përforcimet më të bujshme, duke marrë parasysh se karriera e tij ishte e lidhur me ekipe të mëdha të kampionatit rus.

Rusi për Shkupin kishte vetëm një paraqitje në ndeshjen miqësore ndaj Osogovës, fillimisht i duhej kohë për të rikthyer formën. Kryesia e FC Shkupit, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Dzhamal Dibirgadzhiev dhe njëherit i dëshiron sukses në karrierë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat