Munishi: Rezultati final i ndeshjes nuk ishte real

Futboll

Munishi: Rezultati final i ndeshjes nuk ishte real

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:20
Munishi: Rezultati final i ndeshjes nuk ishte real

Ballkani ka qenë i pamëshirshëm ndaj Besës së rikthyer në elitë duke e mposhtur me rezultat 4:1. Mirlind Daku ka shënuar het-trik për Ballkanin ndërsa një tjetër gol e shënoi Ermal Krasniqi. Golin e vetëm për Besën e shënoi Gentrit Saihu.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, mbeti i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës, mirëpo mendon se epilogu final i ndeshjes nuk ishte real, pasi që skuadra e Besës tregoi më shumë se rezultati.

“Duke pasur parasysh që kemi ngarkesa të mëdha jam i kënaqur, pasi që ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira.

Përballë kishim një kundërshtarë të fortë, i cili na vuri në vështirësi në disa situata, prandaj mendoj që rezultati final i ndeshjes nuk ishte real”, deklaroi Munishi në “Art Sport”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat