Akademia Pandev rivali i radhës për Shkëndijen

Futboll

Akademia Pandev rivali i radhës për Shkëndijen

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:36
Akademia Pandev rivali i radhës për Shkëndijen

Lider në skenën e Maqedonisë së Veriut  dhe pjesëmarrës në raundin e tretë eliminatoreve të UEFA Europa League.

Kjo është gjendja momentale e Shkëndijës nga Tetova  para ndeshjes së rradhës me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Duke ditur se gjigandi anglez Tottenham do te jetë kundërshtar i kuqezinjëve në raundin e ardhshëm të UEFA Europa League, mediat dhe opinioni me të madhe shkruajnë për atë ndeshje, ndërsa futbollistët dhe stafi teknik as që mendojnë duelin me anglezët pasi gjithë vëmendjen e kanë drejtuar ka dueli i të dielës me Akademia Pandevin. 

Fitorja 1:0 me Botoșanin në Rumani ka ngritur në mënyrë shtesë motivin në skuadër dhe me atmosferë shumë pozitive pritet dueli me Akademia Pandevin. Stafi teknik ka në dispozicion gjithë futbollistët dhe me formacion të plotë pret këtë sfidë. 

Akademia Pandev po përjeton krizë të madhe në rezultate, pasi seria negative e sezonit të kaluar të ndërprerë ka vazhduar edhe në kampanjën e re të nisur me tre humbje rresht. Fitorja e vetme ndaj Struga Trim&Lum dy xhiro më parë dha shenja se gjërat mund të kthehen në binarë, por një javë më pas erdhi humbja nga Boreci. 4 humbje dhe një fitore në pesë ndeshje e lënë Akademia Pandevin në pozitën e parafundit në renditje me vetëm tre pikë dhe Shkëndija duket e karrikuar për të vazhduar krizën e strumicasve.

Përballja Shkëndija-Akademia Pandev zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat