Shaw: Mendoj se kemi nevojë për më shumë lojtarë

Futboll

Shaw: Mendoj se kemi nevojë për më shumë lojtarë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 12:02
Shaw: Mendoj se kemi nevojë për më shumë lojtarë

Luke Shaw është i mendimit se Manchester United duhet të bëjnë disa transferime.

Derisa merkatoja vazhdon të jetë e hapur, Manchester United ka akoma kohë për të kryer ndonjë lëvizje.

Shumë të nevojshme i sheh transfeirmet edhe mbrojtësi i majtë, Luke Shaw.

"Kemi një grup shumë të mirë, por personalisht mendoj se na duhen akoma lojtarë për të përforcuar skuadrën", ka thënë Shaw.

"Mund të na japin shtysë. Kur sheh rreth se si skuadrat po përforcohen, atëherë duhet të jemi në hap me të tjerët", shtoi anglezi.

Manchester United u mposht 1:3 në ndeshjen e parë në Premierligë këtë sezon, ndaj Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat