PSG me fitore të madhe 

Futboll

PSG me fitore të madhe 

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:50
Mbappe e Di Maria

Skuadra e PSG-së importoi tri pikë të vlefshme, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 Nice-s, në stadiumin " Allianz Riviera" në Nice.

Parisienët e dominuan ndeshjen pa asnjë problem dhe shënuan fitoren e dytë nga katër ndeshje në kampionatin francez.
Mbappe e hapi serinë e golave në minutën e 38-të-të. Ai ka qenë i saktë nga penalltia. 

Në fund të pjesës së parë, Di Maria nga afërsia thellon epërsinë në 0:2.

Në minutën e 66-të, D Maria kroson për mrekulli, ndërsa Marquinhos me kokë shënon për 0:3.

PSG ka 2 fitore e 2 humbje duke u renditur në vend të shtatë me 6 pikë dhe po aq pikë ka edhe Nice që zë pozitën e dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat