Son Heung-Min si i çmendur - katër gola, Tottenham i Mourinhos shënon fitoren e parë

Futboll

Son Heung-Min si i çmendur - katër gola, Tottenham i Mourinhos shënon fitoren e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:51
Son Heung-Min si i çmendur - katër gola

Pas startit të dobët humbje me 1:0 nga Evertoni, Tottenhami i trajnerit Jose Mourinho ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri të Premier League. 

Spursat në udhëtim triumfuan me rezultat 5:2 kundër Southamptonit. 

Futbollisti Son Heung-Min është hero i fitores bindëse. Ai sikur i çmendur shënon katër gola, duke e shkatërruar rivalin.

Duhet veçuar golin e dytë, Son Heung-Min në minutën e 47-të, me një depërtim individual mashtroi mbrojtjen dhe nga rreth 15 metra me goditje të fortë e mposhti portierin vendas.  Për Southamptonin realizoi Danny Ings (32’ e 89’-nga penalltia) dhe për Tottenhamin shënuan Son Heung-Min (45+2, 47’, 64’ dhe 73’) dhe Harry Kane (82’). 

Calvert-Lewin i Evertonit dhe Son Heung-Min i Tottenhamit kryesojnë listën e shënuesve me nga 4 gola. Pas javës së dytë, Tottenhami është në vend të 4-të me 3 pikë dhe Southampton i 19-ti me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat