Bedri Greca shënon het-trik, Feronikeli i Tovërlanit ‘shkel’ Gjilanin

Futboll

Bedri Greca shënon het-trik, Feronikeli i Tovërlanit ‘shkel’ Gjilanin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:29
Bedri Greca het-trik, Feronikeli i Tovërlanit ‘shkel’ Gjilanin

Feronikeli nga Drenasi ka treguar lojë të madhe, duke e “shkelur” me lojë e rezultat 4:0 Gjilanin, në hapje të edicionit të ri të elitës së futbollit të Kosovës. 

Djelmoshat e kryetrajnerit Afrim Tovërlani dhuruan lojë të bukur dhe si rrjedhojë e kësaj edhe mbushën rrjetën e mysafirëve. 

Në minutën e 9-të, një moment kontestues. Vendasit kërkojnë penallti por gjyqtari ashtu nuk mendoj. 

Në minutën e 14-të, “Nikli’ në epërsi. 

Futbollisti Bedri Greca nga afërsia me kokë e mposhti portierin mysafir, 1:0. Portieri i Gjilanit Koliçi tregoi veten në minutën e 36-të, duke shpëtuar portën e tij. 

Greca gjuajti nga afërsia por Koliçi nuk befasohet. 

Në minutën e 38-të, shtylla aleat i Gjilanit, duke ia mohuar golin Grecës. Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë (42’), Greca në formën më të mirë, duke shënuar për 2:0. 

Në pjesëën e dytë përkatësisht në minutën e 54-të, Greca shënon het-trik-un e tij, 3:0. Në minutën e 90+4, Santos realizon për 4:0.
Ballkani kryeson renditjen me 3 pikë, pasojnë Prishtina, Feronikeli, Arbëria me nga 3 pikë etj.

Superliga, java e parë
Besa-Ballkani    1:4
Prishtina-Drenica    3:0
Feronikeli-Gjilani    4:0
Trepça '89-Arbëria 0:2
Drita-Llapi u shty

Tabela
1. Feronikeli    1    1    0    0   4:0    3

2. Ballkani    1    1    0    0    4:1    3
3. Prishtina    1    1    0    0    3:0    3

4. Arbëria    1    1    0    0    2:0    3
5. Drita    0    0    0    0    0:0    0
6. KF Llapi    0    0    0    0    0:0    0
7. Trepça ’89    1    0    0    1    0:2    0
8. Besa    1    0    0    1    1:4    0
9. Drenica    1    0    0    1    0:3    0
10. Gjilani    1    0    0    1    0:4    0

Në javën e dytë do të takohen me 22-23 shtator: Arbëria-Prishtina, Drenica-Besa, Ballkani-Feronikeli, Llapi-Gjilani dhe Drita-Trepça '89 u shty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat