Mourinho për Dele Allin: Po e paguan çmimin

Futboll

Mourinho për Dele Allin: Po e paguan çmimin

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:13
Mourinho për Dele Allin: Po e paguan çmimin

Trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho e ka përjashtuar sërish anësorin Dele Alli nga skuadra duke mos e ftuar fare për ballafaqimin me Southamptonin.

Ishte menduar se këto sanksion po vijnë për shkak se lojtari nuk është në formën më të mirë fizike, por në konferencën e fundit për shtyp, tekniku portugez ka sqaruar gjithçka.

“Jo, ne kemi një skuadër të madhe në numër dhe është shumë e vështirë të menaxhohet. Unë nuk dua që të kem probleme dhe nuk do ta lejojë këtë”.

“Vërtetë kemi shumë lojtarë për një pozicion, duke dalluar nga Son, Lucas Moura, Kane, Sisoko”.

Lamela, Bergwijn, pra dikush duhet të paguajë çmimin e kësaj”, tha portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat