Gatuso: Ky nuk është futboll

Futboll

Gatuso: Ky nuk është futboll

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 16:43
Gatuso: Ky nuk është futboll

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuso thotë se ende nuk kemi të bëjmë me futboll, pavarësisht pranisë së 1000 tifozëve në stadium.

Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshilë për të rihapur stadiumet për tifozët, ku do lejohen vetëm 1000 të tillë.

“Është sërish një sport ndryshe. 1000 apo asnjë nuk ndryshon asgjë.

Tani ky nuk është futboll, ne e bëjmë sepse jemi profesionistë, por tifozët janë futbolli”, tha Gatuso në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat