Shkëndija gjunjëzon Akademia Pandevin, ruan kreun e tabelës

Futboll

Shkëndija gjunjëzon Akademia Pandevin, ruan kreun e tabelës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:24
Shkëndija gjunjëzon Akademia Pandevin, ruan kreun e tabelës

Sulmuesi Besart Ibraimi është hero i fitores së Shkëndijes nga Tetova me rezultat 2:1 kundër Akademia Pamdev, në takimin e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.  

Futbollisti Ibraimi realizoi dy herë, n minutën e 38-të dhe nga penalltia në atë të 74-tën, ndërsa Sashko Pandev (79’) ka shënuar befasisht dhe kryesisht pas një gabimit të mbrojtës.

Trajneri i Shkëndijes, Ernest Gjoka, është i lumtur për tre pikët e skuadrës së tij. Shkëndija kryeson me 14 pikë, ka një  më shumë se Shkupi, ndërsa Akademia Pandev është në vend të parafundit (i 11-ti) me 3 pikë. 

Ibrahimi me 5 gola është u dyti në listën e shënuesve, ndërsa Darboe i Shkupi prinë me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat