Kampioni italian, Juventusi nga Torino, starton me fitore bindëse, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sampdorinë nga Genoa.
Në minutën e 13-të, Dejan Kulusevski ka shënuar gol mjeshtëror nga një pozitë e vështirë. Ai pas asistimit të Ronaldos, nga rreth 15 metra plasoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës mysafire.
Në minutën e 79-të, Leonardo Bonucci thellon epërsinë falë një gabimit të mbrojtjes mysafire.
Në minutën e 89-të, Cristiano Ronaldo me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me goditje përtokë thellon fitoren në 3:0.
Pas javës së parë në Serie A, Genoa prinë me 3 pikë, duke lënë pas Juventusin, Napolin, Fiorentinën me nga 3 pikë.
Në javën e dytë Juventusi do të luajë në udhëtim kundër Romës.