Torres zgjedh formacionin me bashkëlojtarët e tij

Futboll

Torres zgjedh formacionin me bashkëlojtarët e tij

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 11:44
Torres zgjedh formacionin me bashkëlojtarët e tij

Torres zgjedh formacionin me bashkëlojtarët e tij në Premier League, ka emra të befasishëm

Fernando Torres ka befasuar me disa emra të përzgjedhur nga formacioni i përbërë nga bashkëlojtarët e tij më të mirë nga aventurat në Premierligë.

Fernando Torres ka zgjedhur formacionin e përbërë nga bashkëlojtarët e tij më të mirë nga aventurat në Premierligë te skuadra e Liverpoolit dhe Chelseat.

"The Kid" ka luajtur me shumë emra të njohur të elitës së futbollit anglez.

Mirëpo, në zgjedhjet e tij, ai ka befasuar duke lënë jashtë ekipit portierin Petr Cech, mbrojtësin Jamie Carragher, ose dyshen e mesfushorëve Javier Mascherano e Eden Hazard.

Formacioni i zgjedhur nga Torres: Pepe Reina, Branislav Ivanoviq, Sami Hyypia, John Terry, Ashley Cole, Xabi Alonso, Frank Lampard, Steven Gerrard, Dirk Kuyt, Yossi Benayoun, Didier Drogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat