Ylli i kombëtares së Kosovës bëhet me skuadër të re

Futboll

Ylli i kombëtares së Kosovës bëhet me skuadër të re

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:10
Ylli i kombëtares së Kosovës bëhet me skuadër të re

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Idriz Voca, nga ky edicion do të luajë në ligën e Turqisë.

23-vjeçari pritet të nënshkruajë me klubin turk MKE Ankaragucu sot pasdite, ndërsa në mëngjes do të kryej testet mjekësore.

Voca ka qenë lojtar i klubit zviceran Luzern që nga grupmoshat, kurse në vitin 2017 ai kishte bërë debutimin e tij me ekipin e parë, në ndeshjen kundër Sion.

Kujtojmë që Voca është i rregullt në grumbullimet e kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat