Lamtumirë PSG

Futboll

Lamtumirë PSG

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 12:28
Lamtumirë PSG

Liverpooli thuhet se është në kontakte të vazhdueshme me ​​Kylian Mbappe, me idenë për t’u bashkuar në merkaton e verës së vitit të ardhshëm (2021), por “The Reds” do të përballen me konkurrencën e fortë të Real Madridit.

Sipas prestigjiozes franceze “L’Equipe”, Liverpooli po e mbikëqyr situatën e sulmuesit e të njëjtën gjë po bën edhe Florentino Perez.

Klopp më parë ka pranuar se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë të arrihej një marrëveshje për sulmuesin, por dyshohet se ka kontaktuar me babanë e tij, Wilfried, që në muajin maj për të diskutuar mbi të ardhmen e talentit francez.

Kampioni Botës është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë dhe do të duhej një shpenzim rekord për ta shkëputur nga PSG.

Pavarësisht ndikimit financiar të Koronavirusit, që e ka tronditur tregun e transferimeve, PSG nuk është nga ato klube që dorëzohet para presioneve “të lehta”, transmeton SS.

Siç raportohet nga “Dailymail”, Liverpooli kontaktoi me përfaqësuesin e Mbappesë në verën e vitit 2017, kur “ylli” i atëhershëm i Monakos po përgatitej të bënte lëvizjen e tij të parë të madhe në skenën europiane.

Liverpool pagoi 65 milionë stërlina për Thiago Alacantaran dhe Diogo Jotan javën e kaluar, por një shpenzim tjetër i madh për Mbappenë do të ishte në kundërshtim me strategjinë klubit mbi transferimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat