Media maqedone: A do të luajë Muriqi në Shkup?

Futboll

Media maqedone: A do të luajë Muriqi në Shkup?

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 13:49
Media maqedone: A do të luajë Muriqi në Shkup?

Sulmuesi i ri i Lazios, lojtari i ekipit kombëtar të Kosovës Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, informon Federatën e Futbollit të Kosovës, shkruan “Ekipa.mk”. 

“A do të luajë Muriqi në Shkup?

Ai do të qëndrojë në izolim në Stamboll për 14 ditët e ardhshme, pas së cilës do të testohet përsëri për koronavirus. Kjo mund të jetë një goditje e madhe për kundërshtarin e Maqedonisë në play-off për Kampionatin Evropian. Ndeshja është caktuar për 8 tetor në arenën "Todor Proeski" në Shkup.

Vedat Muriqi nënshkroi kontratë me ekipin italian të futbollit Lazio disa ditë më parë, dhe më pas u kthye në Stamboll për të zgjidhur formalitetet dhe për t'u ndarë me klubin aktual Fenerbahce. Ai tani do të duhet të futet në karantinë në Stamboll për disa kohë”, shkruan me tej media maqedone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat